Direktoria e RSS-ve shqip
 
RSS-Feed
/template/media/country/al.gif EvropaeLire.org RSS
Radio Evropa e Lirë ofron lajme e informacione objektive dhe analiza për çështjet jetike vendore dhe rajonale të rëndësishme për reforma të suksesshme demokratike dhe ekonomike.
lajme   evropa-lire   radio
Shtuar më 16.04.2010 - 13:11:18 nga egzoni
Kategoria: Lajme
http://www.evropaelire.org/archive/news/latest/704/704.html
 
 
artikujt e fundit
 
Prishtinë: Edhe tri raste të reja me virusin A H1N1
Në Kosovë janë konfirmuar edhe tri raste të reja të të infektuarve me Virusin A H1N1. Lajmin e ka konfirmuar Shemsi Dreshaj, drejtor i Klinikës Infektive në Prishtinë, i cili ka shpjeguar se gjendja shëndetësore e të infektuarve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. Këto tri raste janë ga e njejta familje me personin për të cilin ishte raportuar dy ditë më parë. ...
23.12.2010 - 11:43:00
http://www.evropaelire.org/archive/news/20101223/704/704.html?id=2256983
 
Kërcen nga ballkoni, shpëton qeverinë nga votëbesimi
Kryeministri rumun Emil Bok i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit, që është i katërti për këtë vit, pasi një njeri kërceu nga ballkoni i dhomës parlamentare për të mbrojtur politikat ekonomike të Bokut. Votimi i lejonte koalicionit të brishtë të Bokut që të shkonte përpara me reformat jopopullore të rrepta, të nevojshme për të marrë pakon e shpëtimit nga Fondi ...
23.12.2010 - 11:29:00
http://www.evropaelire.org/archive/news/20101223/704/704.html?id=2256957
 
UNDP: PDK, LDK përgjegjëse për krizën politike
Misioni për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka publikuar të dhënat kryesore të Anketës së Pulsit Publik. Anketa flet për kënaqshmërinë dhe besueshmërinë e qytetarëve të Kosovës për çështje të caktuara në lidhur me zhvillimet politike, ekonomike, sociale dhe ato që kanë të bëjnë me marrëdhënieve ndër-etnike. Sipas të ...
23.12.2010 - 10:40:00
http://www.evropaelire.org/archive/news/20101223/704/704.html?id=2256890
 
Duma ruse ratifikon START-in të premten
Duma ruse ka thënë se mund ta ratifikojë traktatin START që të premten, duke pasuar kështu ratifikimin që i bëri marrëveshjes për kontrollin e armëve bërthamore mes SHBA-së dhe Rusisë, senati amerikan. Traktati duhet të ratifikohet pasaj edhe nga Dhoma e Lartë e parlamentit rus. Rusia, NATO e OKB-ja janë në mesin e atyre që mirëpritën aprovimin e traktatit nga senati amerikan.
23.12.2010 - 09:49:00
http://www.evropaelire.org/archive/news/20101223/704/704.html?id=2256830
 
Tropojë: Dy të vdekur nga zjarri në banesë
Një zjarr në një banesë në fshatin Degë, në Tropojë ka shkaktuar vdekjen e dy grave të moshuara. Nga flakët kanë humbur jetën Bute Osmanaj, 92 vjeçe, dhe Zoje Osmanaj, 60 vjeçe, njoftojnë mediat në Shqipëri. Pjesëtarët e tjerë të familjes kanë arritur t’i shpëtojnë zjarrit. Mendohet se shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë një shkëndijë ...
23.12.2010 - 09:15:00
http://www.evropaelire.org/archive/news/20101223/704/704.html?id=2256797
 
Marti: Kam imunitet, paditë ndaj meje s'prodhojnë asgjë
Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marti ka thënë se padia e paralajmëruar ndaj tij nga ana e kryeministrit në dorëheqje Hashim Thaçi nuk do të prodhojë asgjë. “Thaci e di mirë që raportuesit e Këshillit të Evropës kanë imunitet dhe ngritja e padisë në këtë rast nuk do të thotë asgjë”, ka thënë Marti në një intervistë për gazetën ...
23.12.2010 - 08:47:00
http://www.evropaelire.org/archive/news/20101223/704/704.html?id=2256763
 
Sanader: Jam viktimë e përndjekjes politike
Ish kryeministri i Koracisë Ivo Sanader, që gjendet në paraburgim në Salzburg, sot përmes një videolidhjeje do të merret në pyetje në lidhje me akuzat penale për shpëlarje parash që kundër tij i ka ngritur një bankë nga Tiroli. Lajmi u bë i ditur nga Prokuroria shtetërore për luftën kundër korrupsionit e Austrisë. Ish kryeminsitrin e Kroacisë një ditë më parë m ...
23.12.2010 - 08:28:00
http://www.evropaelire.org/archive/news/20101223/704/704.html?id=2256741
 
SHBA: S'kalon as këtë vit rezoluta për gjenocidin në Armeni
Ligjvënësit amerikanë kanë përfunduar punën e paraparë në kalendar për këtë vit pa marrë veprime mbi propozim-rezolutën që kërkonte nga SHBA-të të deklaronin si gjenocid vrasjet masive të armenëve nga ana e turqve osmanë. Mbështetësit e rezolutës i kanë dhënë një shtytje aprovimit të saj në ditët fundit të sesionit vjetor të Kongresit, ...
23.12.2010 - 07:29:00
http://www.evropaelire.org/archive/news/20101223/704/704.html?id=2256679
 
 
 
RSS-FEED Jonë
Ju mund të abonoheni edhe tek RSS-FEED e faqes tonë ...
 
 
Kërko
 
 
Kyçja
Shfrytezuesi:
Fjalëkalimi:
 
Keni harruar fjalëkalimin?
 
 
Kategoritë
 
 
Temat Kryesore
 
 
© 2009 ShqipRSS - Të gjitha të drejtat e mbrojtura.