Direktoria e RSS-ve shqip
 
RSS-Feed
/template/media/country/al.gif EvropaeLire.org RSS
Radio Evropa e Lirë ofron lajme e informacione objektive dhe analiza për çështjet jetike vendore dhe rajonale të rëndësishme për reforma të suksesshme demokratike dhe ekonomike.
lajme   evropa-lire   radio
Shtuar më 16.04.2010 - 13:11:18 nga egzoni
Kategoria: Lajme
http://www.evropaelire.org/archive/news/latest/704/704.html
 
 
artikujt e fundit
 
Pavarësisht kundërshtimeve, Greqia miraton buxhetin
Parlamenti i Greqisë ka miratura buxhetin për vititn 2011 që parashikon masa më të rrepta financiare me gjithë protestat e sindikalistëve dhe kritikat në rritje edhe brenda vetë Partisë Socialiste në pushtet. Ligjvënësit në orët e hershme të së enjtes votuan me 156 vota për dhe 142 kundër për planin buxhetor. Kryeministri George Papandreou tha para parlamentit se është “i vendosur” ...
23.12.2010 - 07:16:00
http://www.evropaelire.org/archive/news/20101223/704/704.html?id=2256674
 
Koreja Jugore ekspozon fuqinë e saj ushtarake
Ndërsa tensionet mbesin të larta mes dy Koreve, Seuli ka nisur ushtrime ku po ekspozon fuqinë e tij ushtarake. Zyrtarët thanë se stërvitjet në rajonin Poçeon, mes Seulit dhe zonës së de-militarizuar neutrale, do të përfshijnë qindra trupa, tankse, helikoptere dhe aeroplanët luftarakë. Ushtrimet- të përshkruara si ndër më të mëdhatë të mbajtura nga Koreja Jugore- vijnë ...
23.12.2010 - 06:36:00
http://www.evropaelire.org/archive/news/20101223/704/704.html?id=2256648
 
Disa tonë mbetje radioaktive barten nga Serbia në Rusi
Agjencia Atomike e OKB-së tha se disa tonë të mbetjeve nukleare radioaktive nga një reaktor jofunksional i Serbisë janë bartur në mënyrë të sukseshme në Rusi, në një operacion të fshehtë dhe të siguruar mirë. Agjencia tha se 2.5 tonë metrik të mbetjeve kanë arritur në një objekt të sigurt në Rusi nga raktori Vinca afër Beogradit. Në materialin e mbetur raportohet ...
23.12.2010 - 06:16:00
http://www.evropaelire.org/archive/news/20101223/704/704.html?id=2256637
 
Bota mirëpret ratifikimin e START-it nga ana e SHBA-së
Rusia, NATO, OKB dhe Japonia janë në mesin e atyre që kanë mirëpritur ratifikimin nga ana e senatit të traktatit për kontrollin e armatimit bërthamor mes SHBA-së dhe Rusisë. Ligjëvënësit votuan 71:26 në favor të Marrëveshjes së re për Reduktimin e Armatimit Strategjik (START), pasi ishin siguruar së paku dy të tretat e votave për miratimin e këtij pakti. Marrëveshja e ...
23.12.2010 - 06:06:00
http://www.evropaelire.org/archive/news/20101223/704/704.html?id=2256626
 
Rusi: Novaja Gazeta i bashkohet WikiLeaksit
E përjavshmja ruse, Novaja Gazeta, thotë se po i bashkon forcat me faqen në Internet, WikiLeaks, për ta paraqitur korrupsionin në Rusi. Kjo revistë e Moskës, që është nën kontrollin e miliarderit, Aleksander Lebedev, ka njoftuar se themeluesi i WikiLeaksit, Xhulian Asanxh, ka material për Rusinë, që ende nuk është publikuar. Novaja Gazeta tha se do të ndihmoj në publikimin e këtij materiali. Kjo e ...
22.12.2010 - 20:56:00
http://www.evropaelire.org/archive/news/20101222/704/704.html?id=2256417
 
SHBA: Senati e miratoi marrëveshjen atomike me Rusinë
Senati i Shteteve të Bashkuara sot e ka ratifikuar marrëveshjen për kontrollin e armatimit bërthamor me Rusinë. Ligjëvënësit votuan 71:26 në favor të Marrëveshjes së re për Reduktimin e Armatimit Strategjik (START), pasi ishin siguruar së paku dy të tretat e votave për miratimin e këtij pakti. Kjo marëveshje ishte nënshkruar nga presidentët Barak Obama (SHBA) dhe Dmitri Medvedev (Rusi), ...
22.12.2010 - 20:35:00
http://www.evropaelire.org/archive/news/20101222/704/704.html?id=2256441
 
Poloni: Biznesmeni rus dënohet për spiunim
Një gjykatë në Poloni sot e ka dënuar një biznesmen rus me tri vjet burgim për spiunim. Agjencia polake PAP, raportoi se i pandehuri Tadeush Y., 41 vjeçar, ishte arrestuar nga shërbimi i kundërzbulimit të Polonisë, në shkurt të vitit të kaluar. Procesi i tij ishte zhvilluar prej muajit tetor. Tadeush Y., dhe prokurorët, që kishin kërkuar dënim 5 vjeçar, kanë mundësi të ...
22.12.2010 - 19:21:00
http://www.evropaelire.org/archive/news/20101222/704/704.html?id=2256355
 
BE: Kroacia ka bërë progres, por kërkohen më tepër përpjekje
Kroacia ka bërë progres kah pranimi në Bashkimin Evropian, duke i përfunduar negociatat për polici, kontroll kufitar, politikë të jashtme dhe rregulla për viza, thonë përfaqësues të BE-së. Por, BE-ja i ka tërhequr vërejtjen Zagrebit, se ende duhet të tregoj përpjekje në luftimin e korrupsionit dhe të krimit dhe t’i bindë qeveritë e vendeve anëtare të BE-së se reformat në ...
22.12.2010 - 18:35:00
http://www.evropaelire.org/archive/news/20101222/704/704.html?id=2256333
 
 
 
RSS-FEED Jonë
Ju mund të abonoheni edhe tek RSS-FEED e faqes tonë ...
 
 
Kërko
 
 
Kyçja
Shfrytezuesi:
Fjalëkalimi:
 
Keni harruar fjalëkalimin?
 
 
Kategoritë
 
 
Temat Kryesore
 
 
© 2009 ShqipRSS - Të gjitha të drejtat e mbrojtura.