|
|
|
Prokuroria shtetërore e Austrisë e ka marrë sot në pyetje përmes videolidhjes ish kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader, lidhur me dyshimet se ai ka shpërlarë para në Austri. Zëdhënësi i prokurorisë ka thënë se Sanader i ka hedhur poshtë të gjitha pikat e akuzës. Seanca hetuese e radhës do të mbahet në janar, 2011.
|
23.12.2010 - 15:21:00
|
http://www.evropaelire.org/archive/news/20101223/704/704.html?id=2257284
|
|
|
|
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se janë duke i rishikuar marrëdhëniet me Bellorusinë pasi policia në Minsk i shtypi me dhunë protestat e opozitës kundër rizgjedhjes së presidentit Aleksandr Lukashenka. Në deklaratën e përbashkët, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, dhe kryediplomatja e BE-së, Ketrin Eshton, gjithashtu u bëjnë thirrje autoriteteve të Bellorurisë që ...
|
23.12.2010 - 14:21:00
|
http://www.evropaelire.org/archive/news/20101223/704/704.html?id=2257201
|
|
|
|
Dy persona janë plagosur nga shpërthimet e pakove në ambasadat e Zvicrës dhe Kilit në Itali. Ministria e Jashtme e Zvicrës tha se askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për incidentin në ambasadën zvicerane, kur pakoja shpërtheu në çastin kur po hapej nga punonjësi i ambasadës. Ministri i Jashtm i Italisë e quajti incidentin "akt të dënueshëm të dhunës". Pak ...
|
23.12.2010 - 14:03:00
|
http://www.evropaelire.org/archive/news/20101223/704/704.html?id=2257185
|
|
|
|
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka vendosur se Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi në Hagë, duhet t'i përfundojë të gjitha lëndët e mbetura në katër vitet e ardhshme, deri në 31 dhjetor, 2014. Afatin e njëjtë Këshilli i Sigurimit ia caktoi edhe tribunalit për krimet e luftës në Ruandë. Të gjitha lëndët që do ...
|
23.12.2010 - 13:33:00
|
http://www.evropaelire.org/archive/news/20101223/704/704.html?id=2257155
|
|
|
|
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka kërkuar nga të gjitha Gjykatat Komunale të Kosovës që “t’i gjykojnë me urgjencë rastet e paraqitura të keqpërdorimit të votës nga Prokuroritë Komunale”, bazuar në Kodin Penal të Kosovës. Kjo kërkesë, nëpërmjet një udhëzimi me shkrim, është publikuar nga vetë Këshilli Gjyqësor.
|
23.12.2010 - 13:18:00
|
http://www.evropaelire.org/archive/news/20101223/704/704.html?id=2257119
|
|
|
|
Ministri i Jashtëm i Turqisë tha se është takuar me shefin e ri të diplomacisë iraniane. Ahmet Davutogllu tha se takimi u fokusua në raundin e ardhshëm të bisedimeve bërthamore ndërmjet Teherani dhe gjashtë fuqive botërore. Bisedimet pritet të zhvillohen në janar në Stamboll. Davutogllu tha se u takua me ministrin Ali Akbar Salehi mbrëmë në një samit rajonal ekonomik në Stamboll.
|
23.12.2010 - 12:49:00
|
http://www.evropaelire.org/archive/news/20101223/704/704.html?id=2257072
|
|
|
|
Ministria e Jashtme e Italisë tha se një pako ka shpërthyer në ambasadën e Zvicrës në Romë. Sipas raporteve të mediave, një punonjës i ambasadës është lënduar rëndë kur pakoja kishte shpërthyer derisa po hapej. Detaje tjera ende nuk janë bërë publike. Shpërthimi pasoi zbulimin e një bombe të dyshuar në metronë e Romës të martën. Sidoqoftë, ...
|
23.12.2010 - 12:22:00
|
http://www.evropaelire.org/archive/news/20101223/704/704.html?id=2257029
|
|
|
|
Korea Veriore tha se është e gatshme të zhvillojë "luftë të shenjtë" kundër Jugut duke përdorur zbrapsjen bërthamore. Kërcënimi i ministrit të forcave të armatosura të Koresë Veriore u bë disa orë pasi Korea Jugore i kompletoi stërvitjet ushtarake tokësore afër kufirit me Veriun. Pas stërvitjes së sotme, presidenti koreanojugor Li Mjung-bak u kërcënua të ...
|
23.12.2010 - 12:03:00
|
http://www.evropaelire.org/archive/news/20101223/704/704.html?id=2257005
|
|
|
|